75 Mall Live Search
17:41 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Golashënuesi dhe asistuesi më i mirë, Rashica ai që po e mbanë ‘gjallë’ Werderin

Werder Bremeni nuk po kalon formë aq të mirë, andaj kjo gjë ka ndikuar që ata të mbesin vetëm në vendin e 17 në ligën gjermane.

Në katër ndeshjet e fundit Werderi nuk ka arritur të marrë pikë mirëpo futbollisti më meritor për pikët që i ka Werderi po del që të jetë futbollisti kosovar Milot Rashica.

Miloti ka arritur që të jetë golashënuesi më i mirë i skuadrës gjermane duke shënuar kështu 7 gola dhe po ashtu Miloti është edhe një nga tre asistuesit më të mirë të kësaj skuadre me tri asistime.

Milot Rashica po ashtu shënoi një gol fantastik kundër Bayern Munich mirëpo goli i tij nuk mjaftoi pasi që skuadra e kosovarit u mposht me rezultat 6-1./Indeksonline/.