Samsung shumë shpejt do ta zbulojë Galaxy S10 Lite dhe Note 10 Lite
Shumë shpejt Samsung do të lëshojë dy telefona, Galaxy S10 Lite dhe Note 10 Lite.
Sipas një raporti, ata do të zbulohen muajin tjetër, shkruan Indeksonline.
WinFuture.de ka zbuluar një mori specifikash për S10 Lite.
Telefoni raportohet se do të ketë një ekran SuperAMOLED 6.7 inç që ka një rezolutë 2400×1080 dhe një kamerë selfie 32-megapixel.
Sajti gjithashtu pretendon se telefoni do të ketë një procesor Snapdragon 855, 8 GB RAM dhe 128 GB ruajtje të brendshme, shoqëruar me një slot microSD që mbështet kartat deri në 1TB.
Sipas WinFuture.de, S10 Lite do të shitet për 680 euro.
Ndërsa, Note 10 Lite do të ketë një ekran 6.7 inç me një procesor Exynos 9810, 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë të brendshme, të mbështetur nga një slot microSD që mbështet deri në kartat 512 GB.
Sipas WinFuture.de, Samsung do të lansojë pajisjen për 609 euro./Indeksonline/