49-vjeçarja, që vuan nga kanceri në pritje të donatorit për qeliza burimore, frikësohet se këto janë festat e fundit!
Tania Morris, 49- vjeçare që nga viti i kaluar vuan nga kanceri, përkatësisht nga limfoma Hodgkin.

Ajo ishte diagnostikuar me këtë sëmundje pas vrasjes së djalit të saj 19- vjeçar, nga ish- partneri i saj në Staffordshire, shkruan “Daily Mail”, transmeton Indeksonline.
Aktualisht ajo nuk po arrin të gjejë një donator të transplantit të qelizave burimore.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të Tanias, mundësia e vetme e mbijetesës së saj është transplanti i qelizës burimore, mirëpo për shkak të sëmundjes së rrallë deri më tani në regjistrin botëror të transplanteve nuk gjendet asnjë donator.
Tania tashmë ndjehet e frikësuar pasi që nëse nuk paraqitet ndonjë donator, këto mund të jenë krishtlindjet e fundit të saj./Indeksonline/