75 Mall Live Search
09:02 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tayna udhëtim pas udhëtimi: Kush ka nevojë për gjumë, kur po e jetoj ëndrrën!

Tayna po përmbyll një vit me plot suksese, angazhime dhe projekte të shumta.

Rep artistja e re edhe këtë fundvit po vazhdon të jetë e angazhuar me mbrëmje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Kështu ajo nuk ka të ndalur, menjëherë pas koncertit në Prishtinë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Gjermanisë, duke publikuar një fotografi nga aeroplani reperja u shpreh se nuk e ndjen lodhjen pasi kjo është ëndrra e saj.

“Kush ka nevojë për gjumë, kur po e jetoj ëndrrën”, ka shkruar Tayna.

Kujtojmë se “Sorry” mban titullin kënga e saj e fundit e lansuar në versonin audio./Indeksonline/