Autobusi bie në lumë, 26 të vdekur në Indonezi
26 persona humben jetën dhe 13 të tjerë janë të plagosurit pas rënies së një autobusi në një humnerë rreth 150 metra, i cili përfundoi në lumë në Palembang të Indonezisë.
Ndërkohë është duke u zhvilluar një operacion i gjerë kërkim- shpëtimi me gati 120 persona që po punojnë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve e për të nxjerrë trupat e pajetë.
Në autobus mund të kenë qenë rreth 50 udhëtarë, sipas autoriteteve që ndodhen në vendngjarje.
Aksidentet automobilistike janë të shpeshta në Indonezi, si pasojë e terrenit të vështirë.