75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, viktima ishte përdorues droge

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jetë gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, trupi është gjetur në shtëpinë e tij dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, sipas familjarëve viktima ishte përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/