75 Mall Live Search
12:59 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pacolli për Krishtlindje s’i harron as ambasadorët e as KFOR-in

Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit katolik për Krishtlindje.

Pacolli në urimin e tij nuk i ka harruar as ambasadorët e përfaqësuesit diplomatik, si edhe as KFOR-in.

Njoftimi i plotë:

Më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për festën e Krishtlinjdes të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë. 

Uroj që këtë festë, që është simbol i paqes, solidaritetit, dashurisë dhe mirëkuptimit midis njerëzve, ta kaloni me gëzime, begati dhe harmoni me familjet dhe më të dashurit tuaj.

Urimet e mia të përzemërta për Krishtlindje ua përcjell edhe ambasadorëve, përfaqësuesve diplomatikë, ushtarëve të KFOR-it, si dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë që festojnë në vendin tonë. 

Uroj nga zemra që festa e Krishtlindjes të sjellë harmoni, dashuri dhe shëndet për të gjithë.  

Për shumë mot! /IndeksOnline/