Shkurte Fezja feston 45- vjetorin e karrierës, e bija i bën urim të veçantë
Bilbili i muzikës popullore shqipe, Shkurte Fejza mbrëmë ka festuar 45- vjetorin e karrierës muzikore.
Me një mbrëmje gala dhe koncert madhështor me shumë të ftuar, Shkurte performoi hitet e saj më të njohura ndër vite.

Por, një urim për këtë datë të veçantë për këngëtaren e mirënjohur ka ardhur edhe nga vajza e saj, këngëtarja e re Besiana.

“Populli të cilëson Mbretëresha e muzikës së mirëfilltë shqipe, e unë të kam Mbretëreshë të zemrës sime. Urime 45- vjetori i karrierës”, ka shkruar ajo sipër fotografisë./Indeksonline/
