75 Mall Live Search
15:58 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Princesha Zaharia-Zogu përmbledh jetën e mbretëreshës në librin “Trëndafili i bardhë”

Princesha shqiptare Elia Zaharia-Zogu ka promovuar librin e saj për fëmijë “Trëndafili i Bardhë”, i cili pasqyron historinë e mbretëreshës Geraldinë, sjellë në formën e një përralle.

Libri i kushtohet Mbretëreshës Geraldine dhe jetës së saj nga fëmijëria deri në kurorëzimin në martesë me Mbretin Zog I.

Ilustrimet e shumta në libër e bëjnë atë më tërheqës për fëmijët, teksa pjesë e ilustrimeve është edhe një veshje tradicionale e Kosovës.

Autorja ka deklaruar se librin e ka shkruar me shumë dashuri, duke hulumtuar në kujtimet e shkruara, në fotot e saj aq frymëzuese, në kujtimet e Princ Lekës që u rrit nën përkujdesjet e saj.

“Trëndafili i bardhë” është botuar nga shtëpia botuese ‘Albas’ nën kujdesin e Rita Petros.

Libri “Trëndafili i bardhë”, pas Prishtinës, do të promovohet edhe në Shkup.