Drejtori i Burgjeve: Autoritetet të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Thaçi thotë se i gjithë Shërbimi Korrektues do të ishte i lumtur nëse do t’i jepej epilog përfundimtar rastit të Astrit Deharit.
Ai ka lutur organet që të punojnë sa më shpejtë për zbardhjen e një rasti të tillë.
“Me shumë gëzim e kisha prit zbardhjen e atij rasti. Nuk dua të komentoj për shkak të hetimeve. Por i kisha lutur organet që sa më shpejtë të vijnë në një përfundim. Në do të ishim të lumtur të kemi një epilog të këtij rasti”, ka thënë ai. /T7/
Thaçi gjithashtu ka thënë se në respekt të familjes Dehari dhe ndjeshmërisë së rastit muajin e kaluar nuk kanë organizuar ndonjë aktivitet të theksuar me rastin e 20 vjetorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.