75 Mall Live Search
18:24 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Neuer tremb Bayernin, lë hapur mundësinë e largimit

Manuel Neuer mendon për të ardhmen dhe për mundësinë për t’u larguar nga kampionati gjerman.

Portieri i Bayern Munich, i intervistuar nga Kicker, ka folur për mundësinë e një eksperience larg Gjermanisë.

“Nuk kam thënë kurrë se do të më pëlqente ta mbyllja karrierën në Gjermani”, ka thënë Neuer.

“Por nuk kam thënë as se do të më pëlqente të largohesha nga Bayern. Aktualisht, nuk kam asnjë ide si është të luash jashtë, por e di se gjithçka po zhvillohet shumë shpejt”.

“Ndoshta një ditë do ta dua një gjë të tillë. Tani ndihem mirë këtu. Nuk mendoj të largohem. Dua të vazhdoj t’i përkushtohem futbollit”.

Neuer luan me Bayern Munich që nga 2011-ta dhe me klubin gjerman ka fituar Champions League në sezonin 2012-13 dhe shtatë tituj në Bundesliga.