Agnesa Vuthaj e buzëqeshur, në prag të festave të fundvitit!
Agnesa Vuthaj njihet si një ‘simbol’ i bukurisë, ajo u kurorëzua si “Miss Kosova” në vitin 2003, dhe “Miss Albania” në vitin 2004.
Agnesa është njëra ndër femrat e pakta shqiptare, e cila disa herë është zgjedhur nga Media Shqiptare si njëra ndër femrat më me ndikim, shkruan Indeksonline.
Bukuroshja nga Istogu po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siq ka raportuar edhe më heret Indeksonline, ajo është e angazhuar në një projekt interesant që po realizohet në bashkëpunim me emra të njohur në Amerikë, si dhe me “Miss-a” dhe ambasadore nga vende të ndryshme të botës si : soprano, aktorë e emra të tjerë.
Së fundmi, ajo është paraqitur nga Beverly Hills, në një atmosferë të bukur festive, ku është shfaqur e buzëqeshur.
“Magjia e Krishtlindjeve mbushë zemrat tona me dashuri”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Indeksonline/
