75 Mall Live Search
21:46 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Profesori që humbi shikimin pas tërmetit kërkon ndihmë: Po humbas karrierën

Pas tërmetit të nëntorit, pedagogu i Politeknikut Klement Qerimi humbi jo vetëm banesën ku jetonte prej 30 vitesh, por edhe shikimin. Retina e syrit të djathtë iu dëmtua teksa po zhvendoste në errësirë orenditë nga godina 15 në Qytet Studenti.

Në Shqipëri mjekët e kanë të pamundur t`i rikthejnë shikimin e plotë. Shpresë ka gjetur në një spital në Izrael. Ai kërkon ndihmën e institucioneve shqiptare, pasi e ka të pamundur financiarisht të përballojë ndërhyrjen.

“Nuk e di sa do të kushtojë sepse do të bëhet një vizitë, analizë nga klinika të specializuara dhe atje do të përcaktohet. Kërkoj nga shteti shqiptar të më trajtojë për shërimin e dritës së syve, ta mendojnë sikur është një pjesëtar i familjes së tyre”, tha ai per Ora News.

Klement Qerimi thotë se problemi me shikimin i krijon vështirësi jo vetëm në përmbushjen e detyrës së tij si pedagog, por edhe për kujdesin e fëmijëve të mitur.