75 Mall Live Search
21:51 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bunjaki pëlqen zgjedhjet e Challandes, këtë projekt e kishte në vitin 2012

Me 12 janar, Kosova do të luaj kundër Suedisë në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në Katar.

Trajneri Bernard Challandes ka befasuar me përzgjedhjen e lojtarëve, ku në përbërje shumica janë futbollist që luajnë në Superligën e Kosovës.

Ish-përzgjedhësi i Kombëtares, Albert Bunjaki e ka cilësuar si një zgjedhje e mirë nga zvicerani pasi që mund të ketë qëllim të promovoj futbollistët vendor dhe nuk ka ndonjë emër që dëshiron të shtojë në listën e pasardhësit të tij.

“Varet se çfarë qëllimi ka kjo listë, normal dhe sigurisht është më e mira nga se është përzgjedhur nga selektori dhe stafi teknik”, ka thënë Albert Bunjaki për Indeksonline.

“Emra të tjerë personalisht  nuk kisha përmendur nga se gjithmonë është me rëndësi qëllimi. Qëllimi mund të jetë promovimi i lojtarëve vendor, testimi i tyre në nivele ndërkombëtar, rritja e konkurrencës në secilin pozicion”.

Selektori i parë i Kosovës thotë se një projekt të tillë ia ka prezantuar FFK-së në vitin 2012.

“Një projekt të tillë unë e kërkoja nga FFK që nga viti 2012 dhe asnjëherë nuk ishte përkrahur pasi që unë dëshiroja të afroja ligën me Kombëtaren”.

Bunjaki thotë se Kosova ka gjasa reale të marrë rezultat të mirë në këtë sfidë, duke e pasur parasysh se kundërshtari nuk i ka ftuar lojtarët e mëdhenj.

“Po gjasat janë të mëdha pse jo nga se Suedia do vije komplet me lojtar nga “Allsvenska”, liga suedeze ndërsa në mesin tonë ne kemi edhe lojtar që kanë nivele më të larta siç është Shala, Rashani, Rashkaj, Kastrati, etj”.

Këshilltari sportiv te Feronikeli do të udhëtoj të shikoj nga afër këtë ndeshje, ku do të ndjek lojtarët e Niklit.

“Unë planifikoj te udhëtoj po ashtu për Katar ku normalisht më intereson performanca e Dabiqaj, Smakiqit dhe Lladrovcit . Me trajnerin Andersson jemi koleg te vjetër që nga koha ime në Suedi dhe do jetë kënaqësi të shoh një lojë në mes dy vendeve te zemrës që kam”, tha ndër të tjerash ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki. /IndeksOnline/