I vjedhin nga gishti dy unaza të argjenda, në Prishinë
Numri i vjedhjeve në Kosovë çdo ditë e më shumë po shkon në ngritje, shkruan Indeksonline.
Në raportet policore çdo her do të gjesh vjedhje të raportuara.
Dje në pikë të ditës, një gruaje i janë vjedhur nga gishti i dorës dy unaza të argjendta, para dhe kartela e identifikimit.
“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 24.12.2019-11:30.Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrugën e lartcekur, një person i panjohur mashkull ia kishte grabitur nga gishti dy unaza të argjendta, para dhe kartelën e identifikimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/