Humb një vajzë me probleme shëndetësore në Ferizaj
Një nënë nga Ferizaj ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet gjë për fatin e saj, shkruan Indeksonline.
Ajo ka thënë se vajza ka probleme shëndetësore psikike.
“Rr. Xhevë Lladrovci, Ferizaj 24.12.2019 – 23:30. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj viktima femër K/Shqiptare me probleme shëndetësore psikike kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Njësitë relevante janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/