Estudiantes, konfirmon interesimin për transferimin e Iniestas
Kryetari i Estudiantes, legjenda Juan Sebastian Veron, ka konfirmuar se klubi është i interesuar të nënshkruajë me ish-kapitenin e Barcelonës, Andres Iniesta.
Diario Sport, javën e kaluar citoi Nicolas Latinin, një gazetar që punonte në TNT Sports, duke thënë se Iniesta është në plan të nënshkruajë me ekipin argjentinase, ndërsa sot ka ardhur një konfirmim i ri.
“Sot ne nuk mund të themi se ka një bisedim, por ka biseda”, citohet të ketë thënë Veron për ESPN-në.
Iniesta u dha fund 22 vjetëve të shërbimit te Barça në verën e vitit 2018, pasi ai u bashkua me skuadrën nga J-League, Vissel Kobe dhe që luajti për klubin japonez që nga ajo kohë.
Estudiantesi trajnohen nga Gabriel Milito, një ish-mbrojtës qendror që përfaqësoi Barcelonën gjatë karrierës së tij si lojtar.
Në të vërtetë, lidhjet u bën më të forta në fillim të këtij viti kur ish-mbrojtësi i Barças, Javier Mascherano u nënshkrua nga Milito pasi kontrata e tij me ekipin kinez të Super League, Hebei China Fortune, skadoi.
Mascherano shënoi një gol në 334 paraqitje për gjigantët katalunas midis viteve 2010 dhe 2018 dhe ai bëri 147 paraqitje për kombin e tij.
Iniesta fitoi një bollëk medaljesh në Barcelona përfshirë nëntë tituj të La Ligës dhe katër të Ligës së Kampionëve.