75 Mall Live Search
09:48 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shkup, besimtarët festojnë Krishtlindjet

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë sipas kalendarit Georjian sot e shënojnë lindjen e Krishtit -Krishtlindjet.

Në Maqedoninë Veriore, mbrëmë u mbajt liturgjia e shenjtë e në kishën katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit”, në Shkup.

Në liturgji ishte i pranishëm edhe presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja e tij Elizabeta Gjeorgievska, kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Darian Sotirovski dhe përfaqësues të bashkësisë fetare.

Ipeshkvi i Shkupit Kiro Stojanov, duke i uruar Krishtlindjet besimtarëve katolikë në liturgji e lexoi edhe mesazhin e Krishtlindjeve.

Krishtlindjet sot i festojnë edhe kishat ortodokse të Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të cilat e kanë pranuar kalendarin Georgian.

Pjesa tjetër e botës ortodokse, e cila përllogarit kohën me kalendarin Julian, midis të cilëve edhe Maqedonia e Veriut, Rusia, Serbia, Dioqeza e Jerusalemit, Krishtlindjet i festojnë, më 7 janar.