Modelja e njohur me fustan nga kreatorja kosovare, në “Kardashian Christmas Eve”
Modelja e njohur amerikane Yris Palmer është parë në festën e Krishtlindjeve organizuar nga familja Kardashian.
Ajo aty u pa teksa shkëlqente e veshur me një fustan të punuar nga kreatorja e njohur nga Kosova, Lia Stublla, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreatorja kosovare, e cila ka treguar se fustanin që ka veshur modelja e njohur e kishte punuar ajo.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Lia punon për emra të njohur nga skena ndërkombëtare.

Më heret, fustanin e punuar nga kreatorja Lia Stublla e ka veshur edhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, po ashtu emra të tjerë të njohur si Ashanti, Lil Kim apo Stephanie Ann Shephead. /Indeksonline/
