75 Mall Live Search
22:23 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Valon Murati: Papërgjegjësi e plotë e LVV-së e LDK-së karshi situatës

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka komentuar çështjen e mos-arritjes së koalicionit qeverisës në mes VV e LDK-së.

Murati ka deklaruar se është papërgjegjësi e plotë ndaj qytetarëve të  Kosovës, e dy partive nëse e fusin vendin në krizë të formimit të institucioneve dhe rrjedhimisht na dërgojnë në zgjedhje të reja.

Sipas tij papërgjegjësia është e jashtëzakonshme kur të kemi parasysh se për më shumë së një muaj këto dy parti deklaronin se kanë vendosur standard të ri duke negociuar për programin dhe duke u pajtuar 100% për të, ndërsa kanë ngecur në ndarjen e përgjegjësive institucionale, transmeton Indeksonline.

Murati theksoi se këto llogari politik nuk tregojnë as parimësi e as nuk japin shpresë për të ardhmen.

Postimi i plotë:

Papërgjegjësi e plotë e LVV-së e LDK-së karshi situatës

Është papërgjegjësi e plotë ndaj qytetarëve të Kosovës e dy partive, LVV-së dhe LDK-së nëse e fusin vendin në krizë të formimit të institucioneve dhe rrjedhimisht na dërgojnë në zgjedhje të reja. Papërgjegjësia është e jashtëzakonshme kur të kemi parasysh se për më shumë se një muaj këto dy parti deklaronin se kanë vendosur standard të ri duke negociuar për programin dhe duke u pajtuar 100% për të, ndërsa kanë ngecur në ndarjen përgjegjësive institucionale. Që i bie si krejt të tjerët! Përgjegjësia për këtë dështim nuk ka dyshim se ndahet në mes të dy partive që kanë dal të parat në zgjedhje, por ashtu si kanë dal në zgjedhje LVV e para dhe LDK e dyta, edhe përgjegjësia për dështim është e tillë. Te dy këto parti janë të trimëruara të veprojnë kështu ndaj njëra-tjetrës edhe për shkak të vijave të kuqe ndaj partive të tjera, por edhe nga fakti se janë të bindura se në zgjedhjet e ardhshme opozita/pozita aktuale (PDK, AAK dhe Nisma), që logjikisht do të duhej të fitonte në këtë situatë, për shkak të komprometimit në opinion në raport me qeverisjen në të kaluarën, llogarisin se do të zbehej edhe më. Andaj ato që tani llogarisin se betejën do ta kenë në mes të njëra-tjetrës. Por këto llogari politike nuk tregojnë as parimësi e as nuk japin shpresë për të ardhmen.