75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Një muaj nga tërmeti, që mori jetën e 51 shqiptarëve

Sot u bën një muaj kur tërmeti 6.4 shkallë të Rihterit goditi Shqipërinë.

Durrës e Thumanë ishin dy vendet që u prekën më së shumti nga ky tërmet, që mori jetën e 51 shqiptarëve.

Forca të shumta të kërkim-shpëtimit u angazhuan për t’i shpëtuar të ngujuarit nën rrënoja, por shumë prej tyre tashmë kishin humbur jetën.

Ndër viktima pati edhe fëmijë, madje u shuan edhe disa familje, raporton Indeksonline.

Për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë u angazhuan edhe shumë  miq, e padyshim Kosova ishte ndër të parët që nuk kurseu asnjë gjë për t’i ndihmuar.

Situata e krijuar në Shqipëri, detyroi kryeministrin shqiptar Edi Rama që të shpallte gjendje të jashtëzakonshme.

Përpos viktimave, dëmet materiale ishin të shumta, ku dhjetëra pallate u shkatërruan si pasojë e dridhjes së tokës.

Qindra banorë përfunduan në qiell të hapur, shumë prej tyre u zhvendosën nga Shqipëria teksa nuk munguan edhe ndihmat e dërguara drejt shumë banorëve të Durrësit e Thumanës, si ushqim e veshmbathje.

Edhe sot kaluan një muaj nga ky tërmet, situata në Shqipëri ende nuk është stabilizuar e gjitha. Shumë pasgoditje të tërmetit pati, por që për fat të mirë nuk u shkaktuan dëme./Indeksonline/