Duda i bën “diss” Unikkatilit: “Erdhe n’Gilan kur s’kesh unë o trim”
Reperi nga Gjilani i cili njihet me nofkën “Duda”, ka vazhduar “luftën” me reperin Unikkatil.
Ata prej kohësh i kushtojnë “dissa” njëri- tjetrit, ku nuk mungojnë as fjalët fyese e ofenduese, shkruan Indeksonline.
Ndërsa para pak kohësh ishte reperi Unikkatil, i cili mbajti një koncert në Gjilan, me gjithë kërcënimet që iu bën nga Duda.
E duket se kjo i ka “djegur” Dudës, i cili së fundmi i ka kushtuar një “diss” Unikkatilit.