Mustafa mbërrin në zyrat e LDK-së: S’parashihet ndonjë takim me Vetëvendosjen para seancës!
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur sot mbledhje të kryesisë së partisë së tij.
Në zyrat e LDK-së tashmë ka arritur vetë Mustafa, teksa edhe u deklarua shkurtimisht para mediave.
Ai tha se nuk ka sinjale nga Lëvizja Vetëvendosje që para seancës së sotme të mbahet ndonjë takim.
“Nuk është paraparë të ketë ndonjë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para Kuvendit do të kemi sinjale do të komunikojmë. Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, tha Mustafa, shkruan Indeksonline.
Ndryshe Indeksonline mbrëmë raportoi për mbledhjen e sotme të kryesisë së LDK-së, e cila nis në orën 10:00.
Seanca e sotme konstituive pritet të mbahet pa marrëveshje midis VV-së e LDK-së lidhur me koalicionin qeverisës, teksa do të bëhet betimi i deputetëve të rinj të Kosovës./Indeksonline/