75 Mall Live Search
11:16 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gruaja e policit hero, Izet Demaj, merr medaljen për mburojë të policisë

Medalja për mburojë të policisë i është dhënë sot familjes së policit hero, Izet Demaj, raporton IndeksOnline.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në ceremoninë e fundvitit ka dhënë medalje, lëvdata, shpërblime e mirënjohje për zyrtarët policorë.

Ardita Demaj, bashkëshortja e Izet Demajt dhe Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj

Medalja për mburojë të policisë e cila është e veçantë i është ndarë këtë vit bashkëshortes së Izet Demajt, Ardita Demajt.

Polici Izet Demaj nga Istogu, i cili ka humbur jetën vitin e kaluar në përleshje me një grabitës të një banke në Istog, ishte shpallur “Hero i Kosovës” nga presidenti Hashim Thaçi.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si edhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje./IndeksOnline/