“Neptuni” dhe “Rowenta, gëzojnë kopshtet e fëmijëve, në Prishtinë, në formë unike
“Neptuni” dhe “Jumbo” si pjesë e “Grupit Balfin” edhe këtë vit në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës përzgjodhën katër kopshte të fëmijëve në Prishtinë për të ndarë dhuratat e festës së fundvitit. “Neptuni” dhe partneri i tij “Rowenta” dhuratën e festës për fëmijët e këtyre kopshteve e kanë menduar në terma afatgjatë si një formë investimi për të ardhmen në perpjekjen e vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetesës së tyre, duke dhuruar kështu pasjisje për pastrimin e ajrit, nisur nga vlerat tejet të larta që shënon ndotja e ambientit këtë përiudhë.
Veç tjerash forma që “Neptuni” dhe “Rowenta” zgjodhën të bënin urimin e festës për këto kopshte ka në fokus vetëdijësimin dhe sensibilizimin e komunitetit për me shumë vëmendje drejt këtij fenonomeni që në vendin tonë po merr trajtën e një rreziku që kanos të gjithë, duke rrezikuar më shumë kategoritë me të ndjeshme siç janë fëmijët dhe të moshuarit.
https://www.neptun-ks.com/content/videodonacioniAP.MP4
Përderisa lodrat e ndryshme që kishte përzgjedhur “Jumbo” e bënë festën e fëmijëve akoma dhe më emocionuese duke i shtuar entuziasmin që solli Babadimri teksa iu bashkua aktivitetit që ata kishin përgatitur. Kopshtet që përfituan nga kjo inciativë ishin: “Fatosat”, “Yllkat”, “Dielli” si edhe “Ardhmëria”, të gjitha këto nën udhëheqjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.