75 Mall Live Search
11:54 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sot bëhen bashkë Neymar, Messi e Suarez, MSN-ja e frikshme

Treshja e frikshme që dikur sundonte futbollin evropian, Messi-Neymar-Suarez, sot do të bëhen përsëri bashkë.

Luis Suarez dhe gruaja e tij, Sofia Balbi do të festojnë sot 10-vjetorin e martesës.

Suarez ka ftuar në festë Lionel Messin me grua dhe ish-bashkëlojtarin, Neymar.

Ky do të jetë një rast i mirë që të bisedohet nga afër me Neymar për një rikthim të mundshëm te Barcelona.

Luis Suarez dhe Sofia kanë tre fëmijë, Delfina, Benjamin dhe Lautaro./Indeksonline/