75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shoqata Zejtare e Prizrenit dhuron 2 mijë euro për familjen Abazi

Shoqata Zejtare Afariste nga Prizreni i ka dorëzuar sot familjes Abazi donacionin në vlerë prej 2 mijë eurosh.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës Zejtare Afariste Ymran Fusha, nënkryetarin Armend Jakupi dhe sekretarin Hasan Krasniqi, të cilët i ka falënderuar për zemërgjerësinë me këtë familje pas tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.

Kryetari i kësaj shoqate Ymran Fusha, ka deklaruar se i është bashkuar aksionit të kryetarit Lutfi Haziri “Pak nga ne, shumë për ata”, duke thënë se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë për këtë familje.

Ndryshe, familja Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemsedinin, në tërmetin që e goditi Shqipërinë.