75 Mall Live Search
15:23 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tottenham fiton me rikthim, futet në zonën evropiane

Tottenham ka mposhtur Brightonin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 19-të të Premierligës.

Skuadra mysafire ishtë në epërsi në pjesën e parë me golin e Webster në minutën e 37-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë skuadra e Mourinhos u rikthye, duke fituar ndeshjen, shkruan Indeksonline.

Fillimisht, në minutën e 53-të Harry Kane barazoi rezultatin.

Në minutën e 72-të, Dele Alli shënoi golin e fitores dhe të tri pikëve për Spurs.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në pozitën e pestë me 29 pikë, tri më pak se Chelsea në vendin e katërt. /IndeksOnline/