Alarm për sulm me raketa, Netanyahu ndërpret fjalimin dhe largohet me nxitim
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, me nxitim u largua nga bina drejt një strehimore për bomba aty pranë gjatë një tubimi zgjedhor të mërkurën, ndërsa u dëgjuan sirenat për sulm me raketa, sipas raporteve mediave lokale, raporton AA.
Mediat izraelite thanë se Netanyahu ishte duke mbajtur një fjalim në një ngjarje të fushatës të organizuar nga partia e tij Likud në qytetin jugor Ashkelon afër Gazës.
Sirenat u lëshuan për shkak të raketave që thuhet se shkrepën nga Gaza, ndërkaq truprojat e shoqëruan atë në strehimore për shkak të shqetësimeve të sigurisë, transmeton IndeksOnline.
Netanyahu u kthye në skenë menjëherë pas kësaj dhe vazhdoi fjalimin e tij.
Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) më vonë thanë se sistemi i tyre i mbrojtjes ajrore “Iron Dome” kishte intreceptuar një raketë të shkrepur nga Gaza.
Një incident i ngjashëm ndodhi më 17 shtator, ndërsa Netanyahu po zhvillonte një tubim zgjedhor në qytetin jugor Ashdod kur sirenat u lëshuan si rezultat i dy raketave që u shkrepën nga Gaza.