Presidenti Thaçi i uron deputetët: T’i lëmë interesat anash dhe të krijojmë institucionet
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të seancës konstituive i ka uruar deputetët e Legjislaturës së Shtatë, shkruan Indeksonline.
Thaçi ka thënë se vendi ynë ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar.
“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre.
Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës. HTH”, ka shkruar ai./Indeksonline/