75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bajrami: Ia votojmë qeverinë Kurtit pa marrëveshje, nëse i duket se po lypim shumë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë në gjendje të votojnë qeverinë të cilën e propozon Albin Kurti edhe pa asnjë marrëveshje për koalicion.

Bajrami në një reagim në profilin e saj ka thënë se janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë nëse iu duken shumë kërkesat e LDK-së.

“Nëse ju duken te padrejta kërkesat tona, ne kemi 28 vota për qeverinë Kurti pa marrë asnjë post. Kemi me e votuar secilin ligj dhe vendim qe është ne te mire te vendit tone”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se duhet sqaruar gjërat, sepse ose mund të jenë partner ose jo.

“Ose jemi partner në qeverisje ose s’jemi”, ka shtuar ndër të tjera ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë.