75 Mall Live Search
17:07 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Agim Veliu: Zgjedhja e Konjufcës kryetar, një situatë e re, i uroj punë të mbarë!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha se zgjedhja e Glauk Konjufcës për kryetar Kuvendi, është një situatë e re duke i uruar Konjufcës punë të mbarë si kryetar.

Veliu i pyetur nga IndeksOnline nëse do të ketë disponim për takim e të radhës me VV-në, tha se nuk dëshiron ti komentojë këto çështje.

“Kjo është një situatë e re e krijuar, nuk kam najfar komendit kumedite cka atij që u zgjedh dhe i morri votat në kuvend i uroj punë të mbarë, është situatë e re e krijuar në mënyrë unilaterale”.

Ndryshe, me 75 vota për, 27 kundër e 6 abstenim Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka votuar Kojufcën për kryetar.