Kamishi, VV-së dhe LDK-së: S’kemi kohë…
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka shkruar në Facebook pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve.
Ai shpreson që sa më shpejt të thirret seanca për formimin e Qeverisë, pasi sipas tij, sepse shteti dhe qytetarët nuk kanë kohë për të pritur derisa t’iu plotësohet egoja për pushtet VV-së dhe LDK-së.
Ja postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot dhashë betimin e deputetit në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në mandatin tim të katërt.
Si çdo herë tjetër, edhe në këtë mandat do të vazhdoj të jem zëri i juaj , zëri i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës.
Urime konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe organëve të tij udhëheqëse. Uroj që kjo udhëheqje do të jetë në shërbim të frymës demokratike dhe institucionale.
Gjithashtu shpresojmë që sa më shpejtë të thirrët seanca për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sepse shteti dhe qytetarët nuk kanë kohë për të pritur derisa t’iu plotësohet egoja për pushtet VV-së dhe LDK-së
Unë si deputet nga radhët e PDK-së, do të jem në nivelin e detyrës, duke adresuar qështjet që janë më interes për qytetarët e Kosovës, duke mos lejuar që interesi i qytetarëve të Kosovës të shkelët.
Gjithmonë do të mundohem të luaj rolin e një opozite konstruktive, në pajtim me politikat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe interesit të qytetarëve. Ofrimi i alternativave për zgjidhjen e problemëve të qytetarëve, çdo herë do të jetë pjesë e politikave që do t’i bëjë brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ju që besuat në mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës, faleminderit për besimin!
Gjithmonë do të jem zëri juaj në Parlamentin e Republikës së Kosovës!