75 Mall Live Search
17:39 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

​Kokaj: Votuam që LDK e LVV të udhëheqin parlamentin dhe qeverinë

Deputeti më i vjetër i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, i cili ka udhëhequr seancën e sotme, Jahja Kokaj tha se sot u votua që me vendin të udhëheqin dy partitë fituese të zgjedhjeve.

Kokaj tha se në këtë mandat qeverisës do të jetë ndryshim epokal i 20 vjetëve të fundit të lirisë së Kosovës.

“Qytetarët kanë votuar, qytetarët kanë votuar për ndryshimin, ndryshimi që sipas mendimit tim duhet të jetë epokal në 20 vjetët e fundit të lirisë së Kosovës. Votuam që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku do të udhëheqin parlamentin dhe qeverinë. Dhe besoj që në mënyrë të mençur dhe patriotike, me duar të pastra dhe me mençuri do të realizojnë atë që nuk është realizuar deri më tani. Populli ka zgjedhur ata që të bëjnë ndryshim, populli që është me traditë patriotike dhe ka treguar një pjekuri të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

 Ndryshe, sot është bërë zgjedhja e nënkryetarëve të rinj, dhe kryetari të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Zgjedhja e tyre është bërë pa marrëveshje paraprake ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë për shkak të mos pajtimeve rreth postit të presidentit.