75 Mall Live Search
18:08 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kurti: Zgjedhja e Konjufcës nuk ishte befasi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar për media pas konstituimit të Kuvendit të Kosovë.

Kurti u shpreh se me këtë hap është treguar qytetërimi duke mos bllokuar vendin.

“Sot është një ditë shumë e mirë për demokracinë meqenëse u konstitua Kuvendi i ri, prandaj jam i bindur se me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi sepse për dallim nga legjislatura e kaluar, nuk e kemi bllokuar seancën dhe besoj që do t’i kalojmë të gjitha pengesat”, ka thënë lideri i VV-së.

Tutje ai deklaroj se janë në kontakt të rregullt me LDK-në dhe pret që të kenë bashkëpunim.

Poashtu Kurti tha se zgjedhja e Konjufcës nuk ishte befasi.