75 Mall Live Search
18:48 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora “drita” më e bukur e Krishtlindjeve

Rita Ora ka festuar Krishtlindjet bashkë me familjen e saj të cilët prej ditësh po shijojn pushimet në bregdet.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë fotografi në rrjetet sociale nga atmosfera e festës familjare, teksa shëndrriste nga bukuria dhe dekoret e Krishtlindjeve, shkruan Indeksonline.

“Kështu që darka e mbrëmshme e Krishtlindjeve përbëhej nga ushqim, verë, Prospero Tequila dhe Don Ora që më bënte fotografi me dritat e Krishtlindjes. Don Ora mund të jem muza jote? Unë e di se unë jam motra jote e madhe, por vetëm derisa të gjesh dikë”, ka shkruar 29 vjeçarja.

Ndryshe, ky vit që po e lëmë pas ka qenë ndër më të suksesshmit në karrierën e këngëtare./Indeksonline/