Binjaket e lindura para kohës kishin madhësinë e shishes së Fanta-s
Ato kanë festuar krishtlindjet e para në spital, për shkak të lindjes së tyre të parakohshme.
Madhësia e binjakeve ishte aq e vogël sa që mund të krahasoheshin me shishen e Fantas, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.
Elizabeth dhe Etta Kearns-Turner kanë lindur 9 javë më herët, ku Elizabeth peshonte 1kg e 300 gr, ndërsa Etta 1 kg e 200 gr.

Mushkëritë e binjakeve nuk ishin zhvilluar sa duhet dhe kështu ato janë mbajtur për 6 javë në njësinë intensive të përkujdesit neonatal të Spitalit të Përgjithshëm në Burnley.

Tashmë binjaket kanë festuar krishtlindjen me mamin, babain Mick, 39 vjeç dhe vëllezërit Eric 5 vjeç dhe Edie 4 vjeç në shtëpinë e tyre në Blackburn.
Nëna e 4 fëmijëve, e cila drejton një shkollë noti kishte thënë që “kur kishin lindur binjaket ato ishin aq të vogla sa që ishin sa pëllëmba e dorës”.

Çifti planifikon të organizojë një festë pas ardhjes së binjakeve në shtëpi, pasi që ato ishin detyruar të qëndronin në spital për një periudhe gati 4 muajshe për shkak të lindjes së tyre të parakohshme.

“Ato janë mrekullita jonë e vogël dhe dhuratat më të mira që kemi pranuar ndonjë herë, kështu që ne nuk mund të kërkonim më mirë se sa kaq”, thonë çifti angelz./Indeksonline/