Rina Balaj duet me të dashurin, publikon pjesë nga klipi
Rina Balaj është gati për tu rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Reperja e njohur është drejt finalizimit të këngës së re në bashkëpunim me reperin, Sin Boy i cili është projekti i dytë i përbashkët i artistëve, shkruan Indeksonline.

Rina ka publikuar një pjesë të shkurtër të videoklipit i cili publikohet nëse video merr 34999 komente, kështu të paktën është shprehur vet reperja përmes një InstaStory.
“34999 komente dhe ne e publikojmë atë”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Rina kohë më parë bëri publike lidhjen me reperin Sin Boy me të cilin ka bashkëpunuar kohë më parë në këngën “Gigi’./Indeksonline/