Goli i Firminos ishte goli i 500-të i Liverpoolit nën drejtimin e Klopp
Liverpooli u tregua ‘mbret’ i vërtetë në ndeshjen e sotme kundër Leicesterit.
Skuadra e Klopp e dëshmoi edhe njëherë fuqinë e tyre duke arritur kështu fitore të thellë 4-0 kundër Leicesterit.
Firmino shënoi që në minutën e 31’ e po ashtu në minutën e 74’, por goli i dytë i Firminos ishte mjaftë i veçantë për arsye që ishte goli i 500-të i Liverpoolit nën drejtimin e Jurgen Klopp.
Liverpooli me këtë fitore arriti t’i grumbulloj 52 pikë dhe po ashtu ka një ndeshje më pak./Indeksonline/.