75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga Jessie J, aktori i njohur – në kërkim të dashurisë

Së fundi Jessie J dhe Channing Tatum janë ndarë. E ky i fundit tashti si duket është gati për një lidhje të re.

Ai i është bashkuar një aplikacioni të quajtur Raya, i cili shërben për takime, shkruan Indeksonline.

“Ai ka qenë në Raya për disa javë. Ka dëshiruar të takohej me dikë”, i ka thënë një burim E!News.

Channing Tatum

US Weekly ka zbuluar edhe profilin e tij.

“Po, unë kam qenë një striper, më vjen keq!”, i ndjekur nga një emoj i ashpër”, ka thënë një burim. Ndërsa kënga e profilit të tij është “Brown Sugar” nga D’Angelo.

Për çiftin u raportua se u ndanë në nëntor. Por thuhet se tashti kanë mbetur miq./Indeksonline/