E kryer, Ibrahimoviqi i thotë “PO” Milanit
Zlatan Ibrahimoviqi ia ka dhënë dritën jeshile Milanit.
Pas disa javësh bisedimesh dhe me thashetheme të mëdha rreth të ardhmes së tij, sulmuesi suedez bëri zgjedhjen e tij, duke pranuar ofertën e kuqezinjve dhe do të kthehet për magjinë e tij të dytë në klubin milanez, raporton sot Sky Italia.
Një kontratë 6-mujore është gati, deri në qershor të vitit 2020, me një angazhim 3 milionë euro.
Rinovimi për një vit më tej do të lidhet me kushte të caktuara. Performanca tashmë e ish-lojtarit të Los Angeles Galaxys, është ajo që do ta vendosë se a do vazhdojë edhe një vit tjetër.
Atëherë, kur do të arrijë?
Oferta e parë e bërë nga Maldini dhe Bobani daton një muaj e gjysmë më parë. Suedezi është konsideruar gjithmonë i vetmi në gjendje të bëjë një ndryshim në dhomën e zhveshjes në Milano, për cilësi teknike dhe personalitet.
Pas disa javësh ngërçi, Milani paraqiti një ofertë të fundit, nga 3 milionë deri në qershor me një mundësi për vitin e ardhshëm. Pas disa ditësh reflektimi, Ibra pranoi propozimin.
Për “aterrimin” e tij është çështje ditësh: Zlatani pritet të vijë në Itali para Vitit të Ri, ndoshta tashmë më 30 dhjetor./Indeksonline/