75 Mall Live Search
09:45 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nagavci: Si nënkryetare e Kuvendit, do të jem në funksion të shtetit të së drejtës

Arbërie Nagavci nga Lëvzija Vetëvendosje dje u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se “me nder e përkushtim do të angazhohemi në zbatim të obligimeve kushtetutuese e rregullorës, do të kryesojmë legjislativin në funksion të shtetit të së drejtës, me respekt e efikasitet”.

Nagavci uroj që ta fillojë punën qeveria “Kurti”, që të ecin drejt ndryshimeve.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Ju falenderoj përzemërsisht për urimet e shumta me rastin e pranimit të përgjegjësisë së nënkryetares së Kuvendit!

Mirënjohëse pafundësisht për vlerësimin dhe besimin e Kryetarit Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! që unë të jem në këtë pozitë!

Faleminderit dhe kolegëve deputet që na dhanë besimin duke na votuar!

E nderuar që do të jem në krah të Glauk Konjufcës dhe do të përfaqësojmë LV! në këto pozita të rëndësishme!

Me nder e përkushtim do të angazhohemi në zbatim të obligimeve kushtetutuese e Rregullorës, do të kryesojmë legjislativin në funksion të shtetit të së drejtës, me respekt e efikasitet.

Uroj që sa më parë të filloi punën dhe Qeveria Kurti e të ecim para bashkarisht drejt ndryshimeve në të mirë të qytetarëve dhe vendit tonë.

Shëndet, mbarësi e suksese!