Raporti i Juventusit me Haalandin, ja të rejat e fundit
Juventusi është i gatshëm ta rrisë ofertën për Erling Haaland Brautin. Norvegjezi nga Salzburgu është sulmuesi më i kërkuar në Evropë me Milanin dhe Napolin gjithashtu në gatishmëri të plotë.
Juve e kanë bërë të ditur se ata do të jenë në treg për një sulmues me largimin e Manxhukiqit në Katar këtë javë.
Haalandi po kërkon një destinacion të ri pasi shpërtheu këtë vit në Salzburg. Një kontakt i ri, siç raportohet nga calciomercato tashmë është organizuar, falë ndërmjetësimit të Mino Raiolas. Një marrëveshje është e mundur të ndodhë me atë të De Ligtit verën e kaluar, transmeton Indeksonline.
Nuk do të jetë një operacion i thjeshtë ekonomikisht për t’u menaxhuar, veçanërisht në lidhje me blerjen e lojtarit. 30 milionë euro është tarifa minimale e kërkuar me lojtarin që kërkon jo më pak se 8 milionë euro në vit. Shifra monstruoze për një djalë kaq të ri./Indeksonline/