Guardiola thyen tjetër rekord nëse fiton sonte
Pep Guardiola dhe rekordet e thyer shkojnë paralelisht, kjo është e sigurt.
Spanjolli akoma mban rekordin për fitoret radhazi në La Liga, Bundesliga dhe Premier League dhe u bë menaxheri i parë që fitoi gjashtë trofe në një vit sa ishte me Barcelonën në vitin 2009.
Sezoni i tij i dytë në Angli gjithashtu e pa atë të dërgojë Manchester Cityn në 100 pikësh, menaxheri i parë që e arriti një gjë të tillë në Premierligë.
Dhe tani ai është afër të “shkatërrojë” një tjetër rekord nëse City shijon përsëri fitoren sonte në udhëtim ndaj Wolves.
Kjo për faktin se Guardiola do të arrijë në 100 fitore në Premierligë në numër të vogël të ndeshjeve nëse skuadra e tij triumfon sonte.
Bosi i City do të thyejë rekordin e Jose Mourinhos i cili arriti 100 fitore në 142 ndeshje, ndërsa Guardiola mund ta bëj këtë në 10 ndeshje më pak.

Padyshim që do të jetë një tjetër arritje e jashtëzakonshme për t’i shtuar CV-së së tij./Indeksonline/