75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Barcelona, skuadra më e trofeshme e kësaj dekade

Edhe katër ditë na ndajnë nga viti dhe dekada e re.

Pa dyshim që kjo dekadë që po e lëmë pas ishte e larmishme me spektakël futbolli nga të gjithë, sidomos rivaliteti i madh midis Messit e Ronaldos.

Skuadra më e trofeshme e kësaj dekade në pesë ligat më të forta evropiane është Barcelona me gjithsej 24 trofe, transmeton Indeksonline.

Pas saj menjëherë është PSG-ja me 23 dhe Bayern Munich me 21 trofe. Real Madridi është i katërti me 17, ndërsa Juventusi i pesti me 16.

Pas tyre është Manchester City i Guardiolas me 13./Indeksonline/