Presidenti Meta, dekoron Pacollin për ndihmën pas tërmetit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dekoruar ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, shkruan IndeksOnline.
Kjo mirënjohje nga Meta erdhi si shpërblim për ndihmn që ka ofruar Pacolli për njerëzit e prekur nga tërmeti, në Thumanë.
“Për kontributin e spikatur humanitar dhe ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë, si shembull i solidaritetit kombëtar, pata sot kënaqësinë të vlerësoja me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, politikanin, sipërmarrësin dhe filantropin e shquar të Kosovës, z.Behgjet Pacolli.
Mirënjohje dhe vlerësim për kontributin humanitar të gjithë familjes Pacolli!”, ka shkruar ai.

Pas tëmetit më Thumanë më 26 nëntor, Pacolli dha 1 milion euro për të rindëruar qytetin dhe për të ndihmuar njerëzit pa strehë./IndeksOnline/