75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nis rinovimi i zyrave për AKP-në, në ish- ndërtesën e “Rilindjes”

Sot është realizuar vizitë e përbashkët pune në lokalet e ish- ndërtesës së “Rilindjes” midis Ministrisë së Administratës Publike (MAP) dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit AKP) lidhur me fillimin e punimeve në renovimin e një pjese të hapësirës së ish- ndërtesës së “Rilindjes” për nevoja administrative për zyra të AKP-së.


Ministri në detyrë i Administratës Publike (MAP) Mahir Yagcilar me sekretarin Artan Berisha dhe bashkëpunëtorë, drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit Valon Tolaj me bashkëpunëtorë me çkanë inspektuar nisjen e punimeve.
Këto objekte do të akomodojnë stafin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit nga Zyra qendrore dhe Zyra rajonale e AKP-së në Prishtinë, gjithashtu këto objekte do të ofrojnë hapësire të mjaftueshme për arkivimin e të gjitha dokumenteve administrative të ish Ndërmarrjeve Shoqërore në Likuidim.