Deputeti kosovar bëhet sot shitës, ky është misioni i tij
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka shprehur vullnet që sonte të jetë në shërbim të qyetarëve, të cilët do të kalojnë mbrëmjen në tendat e Down Syndrome Kosova (DSK) dhe Autizmi Flet, shkruan IndeksOnline.
Ai gjatë mbrëmjes do të ketë rolin e shitësit që do të shërbejë çaj e kafe, do të shesë kartolina, për të mbledhur fonde për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Postimi i plotë:
Të dashtun,
Mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara e kemi obligim, por është edhe kënaqësi e veçantë. Unë kam vendosur, që përpos konstributit modest profesional, sonte të kaloj mbrëmjen në tendat e Doën Syndrome Kosova (DSK) dhe Autizmi Flet.
I rikthehem profesionit të shitësit dhe do të shërbej me kënaqësi çaj e kafe, do të shes kartolina, për të mbledhur fonde për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Po ju lutem, që kafen apo çajin e sontëm, ta shijoni më shumë edhe duke ndihmuar fëmijët me sindomin Doën apo fëmijët me Autizëm.
Për familjarët e miqtë, që iu kam premtuar kafe, sonte e keni mundësinë ideale (paguaj dhe shërbej unë :)).
Ju mirëpres nga ora 17:00 e tutje.
P.S. Tendat e DSK dhe Autizmi Flet jane ne Sheshin Zahir Pajazifi, afer Hotelit “Grand”.