75 Mall Live Search
18:12 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian dhe Kris Jenner pozojnë së bashku, nënë e bijë duken pehri

Familja e njohur Kardashian-Jenner po vazhdojnë të sjellin imazhe nga festimet e Krishtlindjeve.

Në disa fotografi të reja që ka sjellur Kim shihet përkrah nënës së saj, Kris Jenner dhe gjyshen e saj.

Si Kim ashtu edhe Kris dukeshin në formë të mirë, të veshura me shumë shije dhe atraktive, ndërsa anash nuk mbeti as gjyshja e yllit televiziv e cila edhe pse në moshë dukej mjaft mirë dhe me stil.

“Unë, nëna ime dhe gjyshja ime, një dashuri e përhershme”, ka shkruar Kim.

Ndryshe, Kim në të njëjtën veshje solli foto edhe me bashkëshortin dhe fëmijët e saj./Indeksonline/