Wolvesi sikur ‘macja e zezë’, arrinë fitore kundër Manchester City
Se nuk ishte nata e City-t u pa që në minutën e 12’ kur Ederson u ndëshkua me karton të kuq.
Por kjo nuk mjaftoi dhe Sterling e humbi edhe një penalti mirëpo për fat të tyre ai arriti të shënoj në herën e dytë.
Prap Sterling ishte ai që erdhi në ‘skenë’ duke shënuar në minutën e 50’ pas një asistimi nga De Bruyne.
Traore ishte ai që e zbehi rezultatin e skuadrës së Guardiolës por goli i tij duket se edhe i solli fat Wolvesit pasi që u shënuan edhe dy gola tjerë nga kjo skuadër.
Traore ishte prap protagonist i golit të dytë mirëpo kësaj radhe duke asistuar për Jimenez i cili arriti të shënonte e pastaj edhe ky të asistonte për Doherty në minutën e 90’, për ta ‘nokautuar’ kështu City-n./Indeksonline/.